
Zamparini ishte tejet i hidhëruar me mënyrën se si humbi skuadra e tij, Palermo, ndaj Interit, ndërsa tani ka shpërthyer, duke e quajtur Interin si Juventus të ri.
“Juventusi gjithmonë ka fituar në mënyrë të drejtë”, ishte prononcimi i parë i drejtorit të Juventusit, Giuseppe Marotta, sa i përket çështjes Zamparini.
“Inter – Juventusi i ri…haha…kjo ishte shaka e mirë nga Zamparini”, theksoi Galliani duke qeshur me zë të lartë para gazetarëve, për të vijuar më tej: “Sidoqoftë, nuk them asgjë sepse sot është dita e heshtjes”, u shpreh zëvëndëspresidenti i skuadrës numër dy në Apenine.