
Muajin e kaluar italiani tha se ishte pesimist për vazhdimin e kontratës, duke qenë se drejtuesit e klubit nga Torino nuk e kishin caktuar ndonjë kohë për bisedime.
Mirëpo duket se e gjithë kjo do të ndryshojë, pasi sipas Tuttomercatoweb.com, Juventusi dëshiron t’i ofrojë kontratë më të mirë Marchisios.
Kontrata aktuale e mesfushorit zgjat deri në vitin 2014, mirëpo përveç përmirësimit të kushteve, drejtuesit e Zonjës së Vjetër dëshirojnë të shtojnë edhe disa vite në të.