
Uebfaqja, 4-4-2.com njofton se drejtori sportiv i Bianconerëve, Giuseppe Marotta, po planifikon që gjatë janarit, ish-mbrojtësin e Romës, Motta, ta zëvendësojë me futbollistin e njohur për futbollin italian: Valon Behrami.
25-vjeçari ishte pranë transferimit në Romë gjatë verës, por ky kalim dështoi në çastet e fundit. Nëse këtë nuk e bëri në verë, me gjasë, përfaqësuesi zviceran një gjë të tillë do ta bëjë gjatë dimrit.
Behrami ka bërë të ditur se do të përqendrohet 100 për qind te klubi i tij West Ham United, por e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A, pas eksperiencave që pati me Genoan dhe Lazion.
Juventus dhe Roma e kanë vënë në shënjestër futbollistin kosovar, por një shpresë të vogël e kanë edhe Palermo e Cesena. Në Angli, një interesim jozyrtar për Behramin e ka shfaqur Liverpool.