
Të premten mbrojtësi francez iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, të cilat treguan një lëndim në muskul, ndërsa sipas prognozës së stafit mjekësor, ai nuk do të luajë në katër javët e ardhshme.
Lojtari 20-vjeçar, i cili shkoi te Zonja e Vjetër nga Arsenali në formë huazimi, ende nuk e ka luajtur ndeshjen e parë me fanellën bardhezi, ndërsa shumëkush pret që ai së shpejti do ta zë vendin e Paolo De Ceglies.