Nëpërmjet avokatit të tij, Federata Italiane ka pranuar të gjitha të dhënat telefonike nga gjyqësori për hetimin e futbollit italian. Janë 228 CD me 170.000 telefonata.
Nëpërmjet avokatët e tij, Federata e Futbollit Italian ka vizituar sot zyrat e Prokurorit Publik të Napolit, të gjitha të dhënat telefonike Gjyqësori ia ka dhënë FIGC-s në kontekstin e hetimeve dhe procedurave në futbollin italian. Aty ekzistojnë 228 CD me rreth 170 000 thirrje telefonike. Federata e Futbollit Italian do të transkriptoj të gjitha regjistrimet që janë bërë, dhe më pas do ti deponoj në zyret e Prokurorisë Federale.
Shoqata e Futbollit Italian ka dërguar një kërkesë zyrtare, Prokurorisë së Napolit për ti marrë të gjithë dokumentet lidhur me Calciopoli-n. Këtë mëngjes Gjykata e Napolit ndërmori një hap për ti ofruar dokumentacionin avokatit të FIGC-s. Titi Milella, nga zyra e Federatës, pranoi 228 kopje të CD-ve që përmbajn të gjitha regjistrimet e kryera për hetimin gjyqësor mbi futbollin italian, duke përfshirë edhe dokumentet e deponuara nga Kryeprokurori Publik i Torinos.