
“NJE JUVENTUS I SAPOLINDUR” – Del Neri e di se tani e tutje nuk do kete ndeshje te lehta, “Do te kemi ende veshtiresi por tani kemi identitetin e duhur. Nuk do i vendosim kufij vetes sone dhe duhet te mundohemi te fitojme cdo gje qe nje skuader mund te fitoj. Kjo eshte nje Juve e sapolindur. Ky eshte nje grup qe nuk ka kohe te pres pasi ketu rezultatet jane shume te rendesishme por ne duhet ta bejme punen tone cdo dite.”
“LOJTARET E MI JANE ME TE MIRET NE ITALI” – Trajneri eshte poashtu shume i lumtur per lojtaret e tij, “lojtare qe adaptohen shume lehte, si Grygera qe luajti ne te majte sot dhe zhvilloi nje gare shume te mire, e kishte lojen nen kontroll dhe ky eshte nje zbulim i mire per te ardhmen. Poashtu kemi sulmues shume te mire qe bashkpunojne mes veti per mrekulli.” Nje karakteristike tjeter qe i pelqen Del Nerit eshte se: “Kushdo qe futet ne loje te beje dallimin njejte ashtu si ai qe fillon ndeshjen. Per mua, lojtaret e mi jane me te miret ne Itali. Ne nuk kemi kufij dhe kete do ta vertetojme me fakte. Inter dhe Milan nuk na brengosin, ne bejme gjerat ne menyren tone. Tani nuk ndihem qe jam ne gare me te tjeret pos Juventusit.”