Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, beson se ekipi i tij do të bëjë përmirësime natyrale në ndeshjen e sotme të Europa League kundër ekipit polak Lech Poznan.
Biankonerët kanë nxjerrë vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para të Serie A, por Del Piero është i bindur se ata do të bëhen më të mirë për ndeshjen e parë të sezonit në garën evropiane.
“Ne kemi shumë për t’u përmirësuar. Ne kemi nevojë të bëhemi më efikas në sulm dhe të jemi më të fokusuar dhe të organizuar në anën e mbrojtjes. Megjithatë unë besoj se ne kemi bërë një hap përpara kundër Sampdorias, me respekt për ndeshjen e parë në Bari”, ka thënë Del Piero.