Klubi bardhezi ka dorëzuar në UEFA listën e lojtarëve me të cilët do të paraqitet në ndeshjet e grupeve të Ligës së Evropës për sezonin e ri.
Portieri Xhanluixhi Bufon është lënë jashtë pas operacionit në shpinë menjëherë pas kampionatit botëror. Vendin e tij e kanë marrë Storari, Maninger dhe i riu Kostantino.
Mes të përjashtuarve figurojnë edhe emrat e Alberto Akuilanit dhe Fabio Kualiarelës. Të dy këta futbollistë kanë luajtur me klube të tjera në të njëjtin kompeticion: mesfushori me Liverpulin kurse sulmuesi me Napolin. Sipas rregullores së FIFA-s ata nuk mund të aktivizohen me klubin e ri në ndeshjet evropiane.
Ja lista e plotë:
Mota, Kielini, Felipe Melo, Sisoko, Markizio, Iakuinta, Del Piero, Amauri, Maninger, Traorè, Bonuçi, Lanzafame, Grigera, Pepe, Martinez, Rinaudo, Krasiç, De Çelje, Storari, Kostantino, Legrotalie, Bukel, Kamileri, Spinacola, Xhaneti
Lista B:
Ferrero, Xhandonato, Boniperti, Libertaci, De Silvestro