02 nëntor 2009

Shënon Adriano, ndizet Marakana

Një tjetër gol deciziv i Perandorit. Sikurse ka ndodhur edhe kundër Botafogos, një javë më parë, kundër Santosit Adriano i ka dhuruar fitoren Flamengos së tij. Në stadiumin e ri "Marakana", ish-interisti ka bërë një paraqitje të shkëlqyer: përveç golit të vetëm të ndeshjes, sulmuesi ka goditur një traversë, ka dhënë shumë pasime të volitshme dhe i ka shkuar shumë pranë golit në të paktën tre raste, duke bërë të ndizet stadiumin Marakana, ku ishin të pranishëm rreth 80 mijë tifozë. Në këtë mënyrë Perandori po tregon se është në një formë të mirë.