02 nëntor 2009

Rossonerët në vend të katërt

Milani ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 përballë Parmës në ndeshjen e të shtunës mbrëma të zhvilluar në San Siro, për të zënë vendin e katërt në tabelë.
Heronjtë e Rossonerëve këtë mbrëmje ishin Marco Borriello dhe Ronaldinho. I pari shënoi të dy golat për vendasit (12’ dhe 90’+4), ndërsa i dyti ishte asistues i tyre.
Me këtë fitore Milani ngjitet në pozitën e katërt me dy pikë më shumë se Parma dhe Napoli që mbajnë pozitat pesë dhe gjashtë.