Cristiano Ronaldo përsëriti se është duke ndjerë shumë herë më shumë presion tek Real Madridi se sa që kishte tek ish klubi i tij Manchester United, pasi që tifozët e klubit mbretëror presin që çdo ndeshje të fitohet.
“ Tifozët këtu janë shumë më ndryshe se sa në Angli. Këtu është presioni shumë herë më i lartë se te Manchester United.”
“ Po, është një moment i keq por çdo skuadër e ka këtë. Asnjë skuadër nuk mund të jetë në top formë gjatë gjithë kohës, është e pamundur, por ndoshta tifozët tanë nuk e pranojnë këtë.”
“ Real Madrid duhet të fitojë çdo ndeshje sepse njerëzit nuk pranojnë asnjë humbje.”
“ Por, Real Madrid ka shumë lojtarë të rinj dhe një trajner të ri gjë që e bën të vështirë kooperimin e dyfishtë.”
“ Tani, natyrisht, ata presin që unë të jem shpëtimtari. Por, unë mund të luaj vetëm në pozitën time, jo si portier apo mbrojtës.” Deklaroi Ronaldo për The Sun.