Fitoren më bindëse këtë javë e realizoi lideri në renditje, Hysi në përballje me Kosovën (V), me rezultat 6:2. Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, me golin e Tahir Ademit, në minutën e 14-të. Shifrat i barazoi Mentor Zhdrella, në minutën e 36-të.
Në pjesën e dytë skuadra llapjane gjunjëzoi plotësisht skuadrën vushtrriase, duke shënuar edhe pesë gola tjerë, nëpërmjet Labinot Osmanit (47’, 69’, 86’), Enis Zabërxhës (60’) dhe Petrit Osmani (90’), derisa golin e dytë për vushtrriasit e shënoi Ilir Izmaku (77’).
Fitore para tifozëve të vet regjistroi edhe Prishtina, duke e mposhtur Ferizajn, me rezultat 2:1. Golat për Prishtinën i realizuan Shpend Gashi (autogol 59’) dhe Vebi Alievski (68’), derisa golin e nderit për ferizajasit e shënoi Labinot Lubishtani nga penalltia (89’).
Raiffeisen SUPERLIGA, java e 15-të:
Drenica-KEK-u 1-1
Trepça-Vëllaznimi 3-1
Gjilani-Liria 0-0
Hysi-Kosova (V) 6-2
Prishtina-Ferizaj 2-1
Besa-Flamurtari 0-0
1.Hysi 15 30
2.Trepça 15 28
3.Besa 15 24
4.Flamurtari 15 23
5.KEK-u 15 22
6.Liria 15 22
7.Prishtina 15 21
8.Ferizaj 15 21
9.Drenica 15 18
10.Gjilani 15 15
11.Kosova (V) 15 13
12.Vëllaznimi 15 13
LIGA E PARE, java e 13-të:
Feronikeli-Trepça’89 0-3
Gjakova-Drita 2-0
Besiana-Llapi 1-1
Istogu-Ulpiana 1-0
Fushë Kosova-Rahoveci 2-0
2 Korriku-Ballkani 0-2
Vullnetari i UÇK-së-Ramiz Sadiku 1-2
Lepenci-Sharri 0-0
1. Ballkani 29
2. Trepca 89’ 27
3. Llapi 26
4. Besiana 24
5. Fushe Kosova 23
6. Rahoveci 21
7. Istogu 21
8. Gjakova 19
9. Sharri 18
10. Drita 17
11. 2 Korriku 15
12. Ramiz Sadiku 15
13. Lepenci 11
14. Ulpiana 8
15. Vullnetari i UÇK 7