Sulmuesi i Këlnit, Lukas Podolski, pranoi se tifozët kanë të drejtë të kritikojnë dhe të fërshëllejnë skuadrën e tyre, si ndodhi pas humbjes 1-0 ndaj Hanoverit. Podolski ka përmendur fjalën krizë, teksa ekipi i tij është në vendin e 15-të, vetëm një shkallë mbi zonën e ftohtë. “Unë dhe gjithë shokët e mi, duhet t’i bëjmë pyetje vetes, - tha Podolski. - Skuadra po kalon një moment krize dhe tifozët kanë të drejtë që janë të zhgënjyer. Luajtëm dobët dhe si rrjedhojë erdhi humbja. Duhet të reagojmë, duke nisur nga ndeshja e ardhshme në fushën e Hertës.” Podolski u rikthye te Këlni pas aventurës me Bajernin e Mynihut, por nuk ka qenë në lartësinë e duhur.Sulmuesi i kombëtares gjermane, që kushtoi 10 milionë euro, ka shënuar vetëm 1 gol në shtatë ndeshje, që ka luajtur si titullar. Ndërkohë, trajneri i Këlnit, Vladimir Soldo, tha: “Humbjet në fushën tënde janë gjithmonë zhgënjyese. Nëse kampionati do të mbyllej sot do ta kishim të drejtën të luanim në Bundesligë edhe sezonin e ardhshëm, por e dimë se deri në fund do të na duhet të sakrifikojmë për të pasur këtë të drejtë.”