Fiorentino Perez ka mohuar zërat se ai do ta shkarkojë Pellegrinin duke theksuar se Kiliani do të mbetet si trajner deri në fund të sezonit dhe ai do të sjell sukses klubit të Realit.
Në një intervistë për televizionin Italian-Rai2,Perez ka pranuar se nën administrim është Pellegrini dhe se nën udhëheqjen e tij Reali mund të ketë sukses,pavarësisht spekulimeve të shumta që thonë se ai do të largohet.
Kur ishte pyetur për ardhjen e Roberto Mancinit,Perez theksoi: “ Gazetat kanë shfaqur emra të mëdhenj por jemi të lumtur me Pellegrinin dhe ai do të jetë boss deri në fund të sezonit”.
“Kemi respekt për shtypin dhe lirinë që kanë ata për të deklaruar por klubi është ai që vendos dhe tani ne jemi të lumtur si jemi.Nëse jemi të durueshëm them se do të përjetojmë sezon të mrekullueshëm”.
Perez po ashtu shfaqi ëndrrën e tij duke thënë se ai e dëshiron Milanin në finalen e Champions League në muajin Maj,pikërisht në Santiago Bernabeu.
Ai tha:”Është kënaqësi për të ardhur në një qytet të bukur si Milano.Edhe pse jemi shokë ne kemi ardhur për ti ndaluar ata.Ne duam të luajmë kundër AC Milan në Champions League”.