02 nëntor 2009

Leonardo: Tani dimë edhe të vuajmë

Sigurisht që do të vuajmë dhe të shtunën kjo skuadër diti edhe të vuajë”. Leonardo zbulon një aftësi të re të Milanit, që falë fitores 2-0 ndaj Parmës, po u jep vazhdimësi rezultateve. “Nuk ishim “të vdekur”, - vazhdon braziliani, duke kujtuar kritikat e ditëve të fundit, - gjithçka ka një zhvillim dhe një arsye. Ka një moment për të shijuar, për të drejtuar dhe vuajtur. Dhe tani po ëndërrojmë, edhe pse duhet të përmirësohemi. Unë jam shumë i kënaqur që arritëm të shënojmë gol shpejt dhe ta mbyllnim ndeshjen.
Në shtëpi, nëse shënon pas 12 minutash është më e lehtë. Kjo skuadër nuk duhet të jetë shumë e kujdesshme, duhet vetëm të luajë. Në pjesën e parë ndoshta ishim pak në vështirësi. Por mënyra jonë e lojës ndryshon pak në krahasim me vendosjen e skuadrës kundërshtare”. Është e pshmangshme të bëhen konsiderata mbi protagonistët e mëdhenj të mbrëmjes së “San Siros”, Borrielo dhe Ronaldinjo: “Dinjo i hodhi hapat e para dhe duhet të këmbëngulë, ndërsa Borrielo u kthye dhe jemi të lumtur. Shënoi dy gola, njëri prej të cilëve shumë i bukur. Do të na ndihmojë shumë”.