Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, thotë se ai nuk ka menduar shumë për t’u futur në ujërat e menaxhimit pasi është duke shijuar lojën aq shumë.
Lampard mendon se ai vetëm sa përmirësohet me kalimin e viteve dhe nuk ka shikuar ende se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të karrierës si futbollist.
“Njerëzit bëjnë gjëra të ndryshme në moshë të shtyrë, por nëse shikoni veten mendoni se mund të luani më gjatë këto ditë. Ky është synimi im të luaj sa më gjatë që mundem, pasi me përvojë bëheni një lojtar më i mirë”.
“Mbaj mend Gianfranco Zola i cili pati një sezon të pabesueshëm në Chelsea kur ishte 37-vjeçar. Andaj synoj të luaj deri në mes të të tridhjetave, derisa trupi im të më thotë ndryshe”, ka thënë Lampard./