Një autgol i barazimit në sekondat e fundit i Gerard Piques i kushtuan Barcelonës dy pikë, por Guardiola ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.
“ Është aq keq të mos fitosh kur e kishe atë në dorë.”
“ Ne e dinim se do të na bënin presion, por ne e kontrolluam lojën. Ne humbëm dy pikë, por jam i kënaqur me paraqitjen.”
“ Shpeshherë rastet shfrytëzohen, shpeshherë jo. Shumë arsyje kishe pse erdhi deri te autogoli, por unë vetëm e di se ata një herë rezikuan në pjesën e dytë nga goditja e lirë e Nekounam.”
“ Javën e kaluar Osasuna pranoi gol në minutën e fundit, dhe dje barazoi. Ky është futbolli.”
“ Tani duhet të rikthehemi dhe të arrijmë një rezultat të mirë në Rusi.”
Barcelona tani udhëton te Rubin Kazan, për tu hakmarrur për humbjen 2-1 nga Rusët në Camp Nou.