Juventus është tronditur nga një rikthim që gjatë do ta mbajnë në mend lojtarët e kësaj skuadre. Juvenuts në fundjavë humbi nga 2 me 0 në 2 me 3. Si zakonisht, menjëherë lindin spekulime për shkarkim.Tek Juventus ndodh e kundërta. Presidenti Jean Claude Blanc konfirmoi besimin e skuadrësn në trajnerin, e nga ana tjetër Ciro Ferrara ndihet 100 % i relaksuar.
“ Unë kam përqëndrimin dhe vështrimin e njëjtë mbi skuadrën si në fillim të sezonit.”
“ Unë jam në dijeni se cilat janë qëllimet tona dhe cili është potenciali ynë, dhe unë dëshiroj që ato ti vëj në pah. Asgjë nuk ndryshoi, që nga koha kur filloi të rritet presioni.”
“ Secila ndeshje prodhon situate të ndryshme, dhe ne kemi parë këtë në dy ndeshjet e fundit. Ne nuk duhet ta reflektojmë rezultatin me Napolin në takim me Maccabin, por të jemi serioz dhe të vazhdojmë drejt rrugës së triumfit në Chamions League.” Përfundoi për Il Corriere dello Sport Ciro Ferrara.