02 nëntor 2009

Bufon bëhet për herë të dytë baba, me djalin David Lee

Një humbje shumë e hidhur ajo e Juventusit me Napolin, 2-3, Brenda në shtëpi, në një kohë që e kishin mbyllur pjesën e parë me fitore 2-0 bardhezinjtë. Një shije mjaft të keqe ka lënë kjo ndeshje edhe te portiere juventin, Xhixhi Bufon. Sidoqoftë, ai ka marrë një lajm të mirë pas ndeshjes në fjalë, çka e ka breë disi më të ëmbël përjetimin e tij. Bëhet fjalë për lindjen e djalit të dytë në shtëpinë “Bufon”, e cila ka sjellë kaq shumë lumturi për numrin një të bardhezinjve. Ishte një e shtunë “bardhë e zi” për Xhixhi Bufonin, i cili pësoi humbjen 3-2 me Napolin, por menjëherë pas mesnate, me shfaqjen në jetë të David Lee, djalit të dytë (me Alena Seredova ka edhe një djalë tjetër, Louis Thomas), situate ndryshoi. “Unë doja aq shumë ta fitonim ndeshjen kundër Napolit dhe t’ia dedikoja këtë fitore David Lee, djalit tim të dytë. Por, pas pjesës së parë, që e mbyllëm 2-0 në favorin tonë, çdo gjë shkoi si mos më keq,” - tha portiere i Juventusit në fund të ndeshjes, teksa merrte edhe urimet më të mirë nga të gjithë për ardhjen në jetë të djalit të dytë.