02 nëntor 2009

Appiah në Bologna

Kapiteni i Ganës, Stephen Appiah i ka dhënë fund kërkimit të gjatë për një klub të ri duke u transferuar në Serie A tek Bologna. 28 vjeqari ka qenë pa angazhim prej largimit nga Fenerbahçe vitin e kaluar.
“Jam shumë i lumtur me marrëveshjen e arritur sepse Bologna ishte klubi i vetëm që tregoi besim në mua. Do të jap maksimumin për këtë klub siç kam bërë me klubet tjera në të kaluarën. Do të respektoj ngjyrat e Bolognas” deklaroi Appiah i cili rikthehet në Itali pas aventurave të kaluara në Udinese, Parma, Brescia dhe Juventus.