30 gusht 2009
Meha autorë i dy golave për Reutlingenin
Futbollisti Alban Meha ka qenë figura më e mirë e ndeshjes në radhët e skuadrës Reutlingenit, anëtarë e Ligës Rajonale të futbollit grupi i Jugut në Gjermani. Reutlingeni shënoi fitore të thellë para dashamirëve të vetë me rezultat 6:1 kuadër skuadrës së Greuther Furth II, në kuadër të javës së katërt të ligës rajonale. Alban Meha shënoi dy gola në minutën e 9-të dhe në atë të 68-të. Skuadra Reutlingen nga katër ndeshje ka shënuar tri fitore, duke pësuar një humbje, me gol-dallim 10:9 më nëntë pikë renditet e dyta në tabelë ose një pikë më pak se i pari. Reutlingeni është ndër kandidatë më potencial që kërkon rikthimin në Ligën e Tretë të Gjermanisë në futboll.