Real Madridi ka vendosur ta mbajë mesfushorin holandez Rafael van der Vaart.
“Sky Sports” njofton se drejtuesit e Realit i kanë thënë holandezit që shërbimet e tija janë të nevojshme për sezonin e ri.
Pas transferimit të Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Xabi Alonso, Van der Vaartit i ishte thënë që mund të largohet nga Bernabeu.
Mirëpo pas largimit të Arjen Robben dhe Wesley Sneijder, drejtuesit e klubit madrilen kanë mbajtur takim me lojtarin dhe avokatin e tij, duke kërkuar nga Van der Vaart që të qëndrojë me Mbretërit.