Londër – Kapiteni i Bluve ka rinovuar kontratën me klubin londinez deri në vitin 2014.Sipas të përditshmeve “News of the World” dhe “Sunday Mirror”, shifra e përgjithshme e këtoj operacioni arrin në rreth 56 milion euro.
Por në fakt, kjo shumë mund të jetë akoma më e madhe, duke parë rrogën javore të mbrojtësit, e cila shkon në 182 mijë euro. Por gjithashtu, duhen llogaritur edhe përfitimet shtesë në rast fitoreje në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampionëve, gjë e cila do t’I sillte Xhon Territ 11 milion euro të ardhura shtesë.