30 gusht 2009

Ibraimi autori i golit, por humbi Olimpija

Futbollisti shqiptar, Agim Ibraimi shënoi gol për skuadrën e njohur sllovene, Olimpija nga Lubljana, por pa sukses. Olimpija pësoi humbje me rezultat 2:1 si udhëtuese në fushën e vështirë të Koprit me rezultat 2:1. Ibraimi barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 55-të, por në vazhdim të lojës skuadra e tij pësoi gol dhe humbi ndeshjen. Ibraimi pati një paraqitje të shkëlqyeshme, megjithatë u kthyen duarthatë nga Kopri. Olimpija pas javës së shtatë mbetët në vendin e gjashtë më shtatë pikë të tubuara në elitën e futbollit slloven.