Futbollistët Shkëlzen Gashi e Genc Mehmeti janë kthyer të zhgënjyer nga udhëtimi në Sion, duke pësuar humbje (1:3) me skuadrën e Bellinzonës në elitën e futbollit zviceran. Gashi e Mehmeti luajtën 90 minuta, por jo edhe ta sfidojnë skuadrën kompakte të Sionit. Bellinzona e dy shqiptarëve nuk po dëshmon lojëra të mira dhe në çdo javë po e dëshmon edhe krizën që ka në rezultate. Më këtë humbje Bellinzona mbetët në vendin e parafundit të kampionatit zviceran më vetëm gjashtë pikë të tubuara. Gashi dhe Mehmeti kishin shpresuar se në Sion do të nxjerrin pikë, por kjo nuk ndodhi, duke u kthyer duarthatë. Bellinzona edhe pse e para kalojë në epërsi në minutën e 12-të me golin e Lustrinellit, kjo asgjë nuk iu ndihmojë. Sioni kthehet në lojë dhe me veprime të rrjedhshme e ktheu rezultatin. Ata më parë e barazuan rezultatin 1:1 me golin e Marin të shënuar në minutën e 29-të. Pas dhjetë minutave penallti për Sionin, të cilën e konkretizojë Mpenza dhe 2:1. Shpresat e skuadrës së Gashit dhe të Mehmetit fundosën në minutën e 50-të. Marin shënoi golin e dytë të tij në ndeshje dhe për rezultatin përfundimtar 3:1 për Sionin.
Sion - Bellinzona 3:1 (2:1)
Shikues: 9900.
Shënues: Marin (29’ e 50’), Mpenza (39’ nga penalltia) për Sionin dhe Lustrinelli (12’) për Bellinzonën.
Sion: Vanins; Yusuf (Fermino 22), Alioui, Nwaneri, Bühler; Serey Die, Mitreski; Marin (Adeshina 75), Obradovic, Paito; Mpenza (Dabo 81).
Bellinzona: Zotti; Mehmeti, Lima, Mangiarratti, Thiesson; Ciaramitaro (Russotto 72), La Rocca (Ciarrocchi 77); Feltscher ( Sermeter 72), Hima, Gashi; Lustrinelli.