30 gusht 2009
Mavraj 90 minuta, Bunjaku asnjë minutë
Skuadra e futbollit Bajer 04 nga Leverkuseni shënoi fitore të vështirë 2:1 ndaj Bochumit, në javën e katërt të Bundesligës gjermane në futboll. Mërgim Mavraj pati një paraqitje të mirë për 90 minuta lojë në fanellën e skuadrës së Bochumit. Mavraj më shokë më gjithë përpjekjet e pareshtura që të arrijnë të paktën një pikë, ka qenë e pamundur përballë Leverkusenit të fortë që tash për tash e kryeson tabelën. Golat për Leverkusenin i shënuan: Friedrich (41’) e Kießling (68’), ndërsa për Bochumin shënon Klimowicz (32’). Stuttgart-Nurnberg luajtën baras 0:0, ndërsa për Nurnbergun nuk është aktivizuar për asnjë minutë futbollisti shqiptar Albert Bunjaku. Hannoveri në shtëpi të vetën humbi 0:1 nga skuadra Hoffenheim. Kreator i fitores së mysafirëve ishte futbollisti Carlos Eduardo me golin e shënuar në minutën 40-të. Befasia e javës së katërt është fitorja e Freiburgut me golin e shënuar nga futbollisti D.Cha në minutën e 40-të si udhëtues ndaj Schalkes favorite. Eintracht -Dortmund luajtën baras 1:1. Autori i golit për mikpritësit është Amanatidis në minutën e 68-të dhe për Dortmundin shënojë M. Zidan në minutën e 62-të të ndeshjes.