Mesfushori i Lazios, Cristian Ledesma është i lumtur të mbetet në klub, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Vincenzo D’Ippolito.
Në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës qarkulluan spekulime të shumta rreth largimit të Ledesmas nga Lazio. Mirëpo, ai ka vendosur të mbetet në kryeqytetin italian.
“Ledesma mbetet në Lazio, ai nuk është i padëshiruar dhe gjithmonë ka thënë se dëshiron të mbetet në klub. Ai është i qetë dhe do të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet me presidentin Lotito”, deklaroi D’Ippolito.