Juventus ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Lyonit, Fabio Grosso, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me biankonerët.
Klubi italian tashmë një kohë të gjatë është lidhur me 31-vjeçarin, por transferimi i tij nuk u realizua derisa në çastet e fundit të afatit kalimtar.
Juve ka bërë një varg nënshkrimesh të reja këtë verë, përfshirë edhe Diegon, Felipe Melon dhe Fabio Cannavaron.
Grosso bëri 52 paraqitje për Lyonin ku u transferua në vitin 2007 nga Inter. Italiani fitoi kampionatin francez, Kupën e Francës dhe Superkupën gjatë kohës së tij me Lyonin.