Sipas një raporti të Observatorit të Futbollistëve Profesionistë (PEPO), kampionati italian ka moshën mesatare më të madhe të futbollistëve.Raporti del në përfundimin se në sezonin 2007-2008, mosha mesatare e Serisë A ishte 25.8 vjet, kurse këtë vit, kjo shifër është rritur në 26.1. Edhe në krahasim me kampionatet e tjera europiane (Premier Liga, Primera Divizion, Bundesliga, Liga 1), kampionati italian ka moshën mesatare më të madhe, 26.7 vjet.
Franca e ka më të ultën, 25.3, me një rritje prej 0.47% nga viti i i kaluar. Për sa i përket futbollistëve të rinj të dal nga ekipet zinxhir, në Itali kjo e dhënë ka pësuar një ulje nga 22% në sezonin 2007-2008, në 21% në 2008-2009.
Asnjë klub italian nuk figuron në listën e 10 klubeve të para që prodhojnë lojtarë nga ekipet e moshave. Rexhina, Juventus, Atalanta, Roma dhe Milan, nuk arrijnë të kalojnë në renditje klube si Atletik Bilbao, Barcelona apo Bajerni i Mynihut.