30 gusht 2009

Fejzullahu 90 minuta, NEC barazim i papritur

Skuadra NEC Nijmegen, në të cilën luajti 90 minuta futbollisti shqiptar, Erton Fejzullahu ishte pritur të shënoi fitore ndaj Venlos, megjithatë kjo nuk ndodhi. NEC luajti baras 1:1 dhe humbi rastin që t'i ndalë tri pikë në fushë të veten. Fejzullahu me skuadrën e tij treguan një lojë solide dhe ky barazim NEC-in e rendit në vendin e 12-të me katër pikë nga katër ndeshjet e zhvilluara.