30 gusht 2009

Werderi dhe Hamburgu fitojnë

Werder Bremeni e ka fituar derbin e dytë të kësaj jave në Bundesliga, duke e mposhtur si mysafir Hertha Berlinin me rezultat prej 3-2.
Mysafirët nga Bremeni kaluan të parët në epërsi me anë të Ozil (57’), ndërkohë që epërsinë e dyfishoi Borowski (74’).
Vendasit ngushtuan epërsinë në minutën e 77-të me anë të Piszczek, ndërkohë që Naldo ngriti sërish epërsinë prej 3-1 në favor të Werderit.
Krejt çka bënë vendasit deri në fund të ndeshjes ishte ngushtimi i epërsisë me golin Ebert në minutat shtesë.
Edhe Hamburgu ka shënuar fitore në shtëpi kundër 1. FC Cologne me rezultat prej 3-1.
Guerrero shënoi dy herë për vendasit (19’ dhe 66’), ndërsa pas ngushtimit të epërsisë nga Chihi (76’), Trochowski vendosi rezultatin përfundimtar nga pika e bardhë (86’).