Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka përshkruar interesimin e klubit për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, si një “rast i veçantë”.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka qenë i pakënaqur me përpjekjet e gjigantit katalan për transferimin e kapitenit të tij gjatë kësaj vere.
Por, Laporta ka thënë: “Kërkoj falje nëse kam shqetësuar Wengerin, sepse e respektoj shumë për punën që është duke bërë. Por, ai e di shumë mirë se rasti i Fabregasit është i veçantë. Ai është futbollist katalan nga ekipi i të rinjve të Barcelonës dhe nuk është fshehtësi që e duam”.