31 gusht 2009

Ballack dëshiron marrëveshje të re me Chelsean

Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, dëshiron të mbetet edhe për shumë kohën Stamford Bridge.
Ballack në muajin maj e vazhdoi marrëveshjen edhe për një vit, por ai dëshiron një marrëveshje të re afatgjate me blutë, pas të cilës do ta përfundonte karrierën në Londër.
“Për mua, unë jam ende i ri edhe pse kam 32 vjet. Kënaqem në lojë. Dua të luaj futboll në nivel të lartë edhe për disa vite pasi ndjehem mirë. Kjo është liga më e mirë në botë dhe jam i lumtur që jam pjesë e kësaj”, ka thënë Ballack.
“Zgjidhja për të ardhur në Angli ka qenë e mirë për mua. Ndjehem komod në Chelsea, por vazhdimi i bashkëpunimit varet nga të dyja anët. E di se kam shumë vite para meje, por nuk dua ta vendos veten ose klubin në presion. Nëse vijmë te një zgjidhje e përbashkët, vijmë”, ka shuar gjermani.