Afati kalimtar i kësaj vere ka qenë i mirëseardhur për futbollistët shqiptarë, që aktivizohen nëpër liga të ndryshme evropiane. Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e afatit kalimtar, mbi 40 futbollistë shqiptarë kanë ndërruar skuadrat.
Lëvizjen më të madhe të këtij afati e ka bërë Erton Fejzullahu. Sulmuesi kosovar nga skuadra e ligës së dytë suedeze Mjallby ka arritur të transferohet te klubi holandez NEC Nijmegen, me të cilin ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
Edhe Valdet Rama ka bërë një lëvizje të madhe. Sulmuesi kosovar nga Bundesliga 3, respektivisht skuadra Ingolstadt, ka kaluar te klubi nga elita e futbollit gjerman Hannover, ku luan edhe kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala.
Mirëpo, përveç Fejzullahut e Ramës, ‘bum’ ka bërë edhe Kushtrim Lushtaku, i cili nga skuadra e Drenicës ka arritur të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin nga Bundesliga 2, Munchen 1860.
Ndërsa për dallim nga Fejzullahu, Rama e Lushtaku, reprezentuesi i Austrisë, Roland Gercaliu ka bërë një hap prapa. Mbrojtësi shqiptar nga kampioni i Austrisë, Salzburg ka kaluar te ekipin i promovuar në Bundesligën austriake Magna.
Priten transfere tjera
Deri në mbyllje të afatit kalimtar të verës, i cili përfundon në fund të këtij muaji, pritet të ketë edhe transfere tjera të lojtarëve shqiptarë. Reprezentuesi shqiptar, Ervin Skela është futbollist i lirë dhe brenda këtyre ditëve pritet të vendosë për të ardhmen.
Edhe Jurgen Gjasula e Blerim Rrustemi janë lojtarë të lirë. Të dy priten të gjejnë angazhim gjatë kësaj vere. Mirëpo, edhe Blerim Xhemajli pritet të gjejë ekip të ri, pasi Torino ka rënë nga Serie A.
Sipas gjitha gjasave, destiancion i ardhshëm i reprezentuesit të Zvicrës do të jetë skuadra e Napolit derisa në garë për të janë edhe Lazio, Fiorentina, Palermo e Parma. Ndërsa mjedis gjatë këtij afati kalimtar pritet të ndërrojnë edhe Përparim Hetemaj (AEK), Pajtim Kasami (Lazio), Fatos Beqiraj (Buduçnost) etj.
Kalimet e futbollistëve shqiptarë gjatë kësaj vere
Nga Në
Lorik Cana Marseille Sunderland
Erton Fejzullahu Mjallby NEC Nijmegen
Samir Ujknai Palermo Novara
Shkodran Mustafi Hamburg Everton
Labinot Harbuzi Malmo Genclerbirligi
Astrit Ajdareviç Liverpool Leicester City
Klodian Duro Omania Apollon Limassol
Migjen Basha Rimini Frosinone
Valdet Rama Ingolstadt Hannover
Vullnet Basha Lausanne Grasshoppers
Edmond Kapllani Karlsruhe Augsburg
Kushtrim Lushtaku Drenica Munchen 1860
Besart Berisha Burnley A.Bielefeld
Roland Gercaliu Salzburg Magna
Kristian Nushi Aarau St.Gallen
Samir Fazli Makedonia Heerenveen
Shefki Kuqi C.Palace Koblenz
Almir Murati Chaux-de-Fonds Koblenz
Shqipron Skeraj G.Furth Koblenz
Shkodran Metaj Groningen Waalwijk
Besian Idrizaj Eilenburg Swansea C.
Bekim Kastrati F.Duseldorf D.Dresden
Rocky Lekaj Sheffield W. Sandefjord
Ergun Berisha Grasshoppers Udinese
Florian Berisha Sion Schaffhausen
Besnik Rrustemaj Malmo Blackburn
Sehar Fejzullahi Vaduz Lugano
Edgar Çani Palermo Padova
Sokol Maliqi Biel APEP Pitsilia
Çlirim Kryeziu Oberwinterthur APEP Pitsilia
Blerim Ibrahimi i lirë FC Gossau
Gliman Lika Hacettepe Boluspor
Emin Isamili Mannheim Ingolstadt
Mehmet Hetemaj Panionios AlbinoLeffe
Ansi Agolli Tirana Kryvbas
Alban Ramaj K.Emden E. AUE
Habilj Jonuzi Winterthur Schaffhausen
Flamur Tahiraj Kriens Schaffhausen
Ifraim Alija Gossau Wil
Nesret Ljimani Winterthur YF Juventus
Fatmir Vata Koblenz Wuppertaler
Berat Sadik Bielefeld Zulte-Waregem