30 gusht 2009
Abrashi kreator i fitores, Winterthuri kryeson tabelën
Amir Abrashi është kreator i fitores së Winterthurit si mysafirë ndaj skuadrës së Le Montit, në kuadër të javës së gjashtë të Ligës së Dytë të Zvicrës në futboll. Ndër protagonistët më të mirë të ndeshjes ishte Amir Abrashi që është edhe anëtarë i kombëtares së Zvicrës për të rinjtë. Abrashi në minutën e 61-të shënoi gol për epërsinë 2:1, më të cilin rezultat përfundojë edhe ndeshja. Winterthuri kryeson renditjen e tabelës, më katërt fitore, dy barazime dhe 14 pikë të tubuara. Në ndeshjen Gossau-Schaffhausen, e cila përfundoi baras, 1:1, autorë i golit ishte Safet Etemi për mysafirët. Etemi është më meritori për pikën e fituar te Schaffhausenit, që renditet në vendin e 13-të më pesë pikë të grumbulluara.