Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso do të qëndrojë jashtë fushës për dy javë për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës, e cila i pamundëson të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin botëror që Italia i zhvillon në fillim të muajit shtator.
31 vjeçari ka lënduar nyjën e këmbës së majtë të shtunën në derbin e qytetit që ekipi i tij e humbi 4-0 nga kampioni Inter.
Gattuso ishte përjashtuar në pjesën e parë me kartonin e dytë të verdhë. Ai do të mungojë në takimet e Italisë kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë më 5 e 9 shtator.