30 gusht 2009

Abdi standard, Nikçi nga minuta 22-të në barazimin e kampionit

Kampioni zviceran, Zürich ka luajtur baras (1:1) si mysafirë me Aaraun, në kuadër të javës së 8-të të Superligës së Zvicrës në futboll. Zurich pas fitores së thellë (5:1) në play-offin e Champions Leagua ndaj skuadrës azerbajxhanase, Baku, duket se ishte i lodhur për ndeshjen e radhës që e luajti ndaj Aaraus. Futbollisti shqiptar, Almen Abdi luajti 90 minuta, ndërsa Adrian Nikçi është aktivizuar në lojë nga minuta e 22-të në vend të futbollistit Hassli. Kampioni në pjesën e parë të ndeshjes pësoi gol pikërisht në minutën e 23-të kur Stojkov mposhti portierin Leoni. Në minutën e 50-të, Zurich pas një veprimi të rrjedhshëm arritën të barazojnë rezultatin nëpërmjet futbollistit Stahel. Nga minuta e 57-të mikpritësit luajtën më një futbollist më pak për shkak të kartonit të kuq te Aquaros, por kjo nuk ishte kapital i mjaftueshëm që kampionët të arrijnë të fitojnë këtë përballje.

Abdi dhe Nikçi treguan formë të mirë, por këtë herë nuk arritën me skuadrën e tyre të kthehen me pikë të plota megjithëse llogariteshin favorit ndaj Aaraus.

Aarau - Zurich 1:1 (1:0)
Shikues: 5.600 spektatorë.
Shënues: Stojkov (23') për Aaraun dhe Stahel (50') për Zurich.
Aarau: Benito, Rapisarda, Aquaro, Stoll, Elmer; Marazzi, Bastida, Polverino, Lang (Ionita 66), Burki (Bajkal 60) dhe Stojkov (Lehtinen 73).
Zurich: Leoni, Stahel (Margairaz 77), Tihinen, Rochat, Koh, Aegerter, Gajiç, Vonlanthen, Abdi, Djuric (Alfons 68') dhe Hassli (Nikçi).