31 gusht 2009

Riberi, ëndrra e fundit e Realit

Madrid – Merkato e çmendur e verë 2009 që solli ndryshime klubesh për yje si Kakà, Ronaldo, Ibrahimoviç dhe Eto'o, mund të mbyllet me një tjetër goditje të madrilenëve.Në fakt, ëndrra e hershme dhe e fundit e madrilenëve mban emrin Frank Riberi: i “prenotuar” për 2010, francezi mund të bëjë gati valixhet që sot nëse Bajerni pranon ofertën e fundit të Florentino Perez: 40 milionë në dorë plus Van der Vart për ta patur menjëherë në dispozicion.
Megjithë parakontratën me francezin, Reali i druhet faktit se Riberi vitin tjetër do të ketë një çmim më të lirë duke qenë se kontrata i skadon në 2011 dhe oreksi i Mançesterit, Barcelonës dhe Çelsit mund të përbëjnë një pengesë serioze. Pas fitimi të 50 milionë eurove nga shitja e trios holandeze Huntelar-Shnajder-Roben, Perez mendon të ofrojë 40 milionë euro plus Van der Vartin (15 milionë mendohet vlera e këtij të fundit) që në total do të thotë 55 milionë euro.
Van der Vartit do t’i pëlqente kampionati gjerman dhe Bajerni duke qenë se trajner do të ketë patriotin Van Gal. Nëse në bavari do t’i hidhnin një sy bilancit dhe vullnetit të Riberis, tratativa mund të mbyllet që sot e që mund të konsiderohet si qershia mbi tortën RealGalaktike të Madridit.