Katër skuadra janë me nga dy fitore në Serie A të Italisë: Sampdoria, Genoa, Juventusi, Lazio, ndërsa më nga një fitore e barazim janë: Interi, Parma e Fiorentina. Sampdoria e kryeson tabelën më gjashtë pikë, e ndjekur me pikë të njëjta nga Genoa, Juventuesi e Lazios. As java e dytë nuk i solli gëzim skuadrës së Chievos, ku luani shqiptari i kombëtares Shqiptare, Erion Bogdani. Chievo pësoi humbje në fushë të veten nga Lazio e papërshtatshme. Bogdani luajti 66 minuta, por jo edhe të shënojë gol ndaj një Lazio të fortë. Bogdani edhe pas javës së dytë vazhdon agjërimin e mos shënimit të golave në Serie A. Chievo udhëhoqi në minutën e 16-të me golin e Pellissieres, për ta barazuar nga penalltia Cruz katër minuta para (41') se të përfundojë pjesa e parë e ndeshjes. Në minutën e 53-të, Cruz ia sigurojë fitoren Lazios me rezultat 2:1. Roma nuk ishte në gjendje ta mund "Zonjën e Vjetër" përkatësisht Juventuesin e Torinos. Juventues shënoi fitore si mysafirë më rezultat 3:1. Golat për Juventuesin i shënuan: Diego (25' e 68') e Melo (90'), dhe De Rossi (35') për Romën. Cagliari shumë i dobët për Sienën, duke humbur 1:3. Humbjen e javës së kaluar Siena e kompenzojë më fitoren e arritur sot si mysafirë. Protagonistë të fitores së Sienës janë: Calaio me dy gola (52' e 71') dhe Reginaldo (89'), kurse për mikpritësit ka shënuar Jeda 76-tën nga penalltia. Genoa me golin e shënuar nga futbollisti Moretti në minutën e 45-të e mposhtën 1:0 Atalantën në fushë të veten. Në Firencë, Fiorentina më mund të madh ka arkëtuar tri pikë të mëdha, duke iu falenderuar golit të Joveticit në minutën e 29-të kundër skuadrës së Palermos. Parma e rikthyer në elitë, arriti t'i gëzoi shikuesit më fitoren 2:1 ndaj Catanisë. Autorët e golave ishin futbollistët Galloppa (13'), Paloschi (47') dhe për Catanian shënoi Biagianti (15'). Napoli shkëlqeu në fushë të veten, duke deklasuar 3:1 skuadrën e Livornos. Golat për napolitanët i shënuan: Quagliarella (10' e 83'), Hamsik (36'), ndërsa për udhëtuesit autorë i golit të nderit është Lucarell (47'). Sampdoria mrekulloi me lojë dhe shënoi fitoren e dytë në kampionat, këtë herë deklasoi me shifra 3:1 Udinesen. Shënues për mikpritësit janë: Pazzini (11'), Mannini (45'), Cassano (83'), ndërkaq për udhëtuesit shënoi Di Natale në minutën e 56-të.