Mesfushori i Juventusit, Diego, është i ngazëllyer pas dygolëshit të shënuar në derbin e mbrëmshëm ndaj Romës, kur ndihmoi ekipin të shënojë fitore 3-1.
“Mendova se do të ishte më vështirë t’ia dalim kundër Romës, por po ashtu e dija se duke luajtur ashtu siç luajtëm, mund të fitonim dhe e bëmë këtë”, ka thënë Diego.
“Sapo jam kyçur në futbollin italian dhe kjo falë atmosferës në Juventus, trajnerit Ciro Ferrara, bashkëlojtarëve dhe dashurisë së fansave”.
“Duke iu falënderuar të gjithëve tash jam më i lehtësuar. Sot pamë një kualitet të lartë të Juventusit. Ishte aftësia e lojtarëve për t’u adoptuar shpejt në sistemin e ri”, ka shtuar braziliani.