30 gusht 2009

Gjoba, Mutu rrezikon të lërë futbollin

Nëse rumuni nuk i paguan Çelsit 17 milionë euro, ka mundësi që t’i thotë lamtumirë topkëmbës
Adrian Mutu rrezikon të pezullohet nga FIFA. Sipas shtypit italian, sulmuesi ka kohë deri të hënën më 31 gusht për t’i paguar Çelsit 17 milionë eurot gjobë si dëmshpërblim në kuadër të gjyqit me klubin anglez (rumuni rezultoi pozitiv me kokainë në 2004‑ën). Çelsi kërkon parà në dorë dhe nëse Mutu nuk do ta japë atë shifër, që të martën më 1 shtator, mund të jetë i detyruar të mos luajë më. Mutu është gati t’i drejtohet gjykatës federale zviceriane dhe Gjykatës së Lartë Europiane për të rrëzuar poshtë vendimin e Gjykatës sportive.
Më 31 korrik, Çelsi ka dërguar në shtëpinë e futbollistit një rekomandim me kopjen e vendimit të të dhënave bankare për dëmshpërblimin. Futbollisti i Fiorentinës shpresoi të gjejë një rrugë të mesme me klubin anglez, gjë që nuk ndodhi. Dhe tani, duke parë që klubi i Abramoviçit nuk ka ndër mend të dorëzohet, kërkon që Mutu të paguajë menjëherë ose ta lërë përfundimisht futbollin. Pra, karriera e Mutusë është në rrezik. Siç është e imagjinueshme, përveç vetë të interesuarit, po lëviz edhe klubi vjollcë, i cili po kërkon të japë ndihmën e vet, duke përfshirë edhe presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Abete, sindikatën e futbollistëve, vetë presidentin e UEFA‑s, Mishel Platini. Pronarët Dela Vale, janë në dijeni të situatës që një javë më parë dhe që atëherë, jo vetëm për të ruajtur një pasuri futbollistike si Mutu, por edhe për ta mbështetur.
Beteja gjyqësore kundër Mutusë filloi më 28 tetor 2002: Çelsi largoi lojtarin me vendimin e pakthyeshëm pas pozitivitetit ndaj një testi antidoping. Më 26 janar 2005, Mutu heq dorë të përballet me çështjen përpara gjykatës angleze, duke bërë një gabim strategjik. Federata e pezulloi për gjashtë muaj, me një gjobë prej 20 mijë euro. Që atëherë ka nisur një “stuhi” e vërtetë nga ana e drejtësisë sportive, që pas gjashtë vendimesh, ka cilësuar përgjegjësinë ekskluzive të lojtarit që vendosi të zgjidhë kontratën. Gjoba për t’u paguar është 17 173 990 euro. Por disa detaje juridike të veçanta, lënë hapur hipotezën e një rikthimi të procedurave. Për këtë, brenda 15 shtatorit, avokatët e Mutusë do t’i drejtohen gjykatës federale zviceriane për të mbështetur praninë e formave të procesit sportiv (dy gjykatës dalin se janë të gatshëm të japin një mendim ndryshe, rrethanë e pazgjidhshme dhe e kundërshtuar). Apeli gjithsesi nuk e bllokon një pezullim të mundshëm sportiv.