30 gusht 2009

Zenga beson gjithnjë te Palermo e tij

Nuk do ta them asnjëherë ose do ta mendoj asnjëherë që një skuadër është më e fortë se e imja, edhe sikur të jetë Fiorentina, Interi apo Milani”. Valter Zenga, është gjithnjë e më i bindur për vlerat e Palermos së tij. Ishte edhe në verë dhe debutimi me fitore ndaj Napolit nuk bëri gjë tjetër veç se përforcoi fjalët e tij. Sfida ndaj Fiorentinës është një bankoprovë e rëndësishme për trajnerin siçilian dhe trajneri është i pari që e di. “Nëse nuk gaboj ky do të jetë viti i pestë i Prandelit në Firence, një trajner, i cili që kur është te vjollcët, e ka çuar skuadrën në Europë, - tha Zenga. - Fiorentina është një skuadër absolute, me vlera, është ajo që në vitet e fundit në Toskanë, mund të jetë shembull për të gjithë. Në prag të kësaj ndeshjeje, e vetmja gjë që më shqetëson, është fusha, që pa dyshim do t’i ndëshkojë të dyja skuadrat. Por skuadrën time e kam parë këtë javë me shpirtin e duhur për të synuar maksimumin. Me këtë dua të them se jo vetëm ndaj Fiorentinës, por edhe skuadrave të tjera, nuk jemi inferiorë”.