30 gusht 2009

Zyrtare, Shevçenko kalon tek Dinamo e Kievit

Sipas agjensisë AFP, sulmuesi ukrainas nënshkroi një kontratë dyvjeçare me kampionët në fuqi të Ukrainës.32-vjeçari rikthehet kështu në klubin ku e nisi karrierën e tij, duke u shpallur kampion i Ukrainës për pesë herë, për herë të fundit më 1999, para se të transferohej tek Milani.
“Topi i Artë 2004”, Andri Shevçenko nuk u aktivizua shumë tek Celsi që nga vajtja e tij në 2006 për 45 milion euro. Ai nuk shënoi veçse 9 gola në 48 ndeshje (të gjitha kompeticionet) për Blutë e Londrës dhe ishte huazuar sezonin e kaluar tek Milani.
Me ekipin italian, ukrainasi fitoi Ligën e Kampioneve dhe Superkupën e Evropës në 2003, si dhe një kampionat të Italisë në 2004.