26 janar 2009

Xhixhi Bufon: Jam rikthyer në superformë

Xhanluixhi Bufon është rikthyer më në formë se kurrë dhe këtë e ka konfirmuar në ndeshjen përballë Fiorentinës. Pasi e ka kapërcyer me sukses dëmtimin e tij, mbrojtësi ekstrem bardhezi ka rimarrë vendin e tij si titullar në formacionin e Klaudio Ranierit. Kënaqësia për rikthimin e tij në fushë ka qenë shumë e madhe dhe vetë futbollisti nuk ka nguruar ta shprehë në një intervistë dhënë për median italiane. “Gjatë periudhës së qëndrimit jashtë skuadrës, si pasojë e dëmtimit, kisha theksuar se në fushë do të rikthehesha vetëm atëherë kur të ndihesha në 100 për qind të formës sime, dhe ashtu ka ndodhur. Dhe për këtë më duhet të falënderoj shumë edhe Maningerin, i cili me sigurinë që i ofroi skuadrës, në të njëjtën kohë më lejoiedhe mua që të punoja më i qetë. Suksesi ndaj Fiorentinës? Padyshim që fitoret e vuajtura si ajo ndaj lojtarëve të Prandelit rrisin besimin e grupit. Të qenit në krye të renditjes, qoftë edhe për një ditë të vetme, për ne është shkëndija që do të na ndihmojë të mos lëshojmë deri në fund të kampionatit”, ka përfunduar Bufon.