05 janar 2009

West Ham refuzon ofertën e Chelseat për Behramin

Skuadra e Chelseat ka dështuar t’ua mbushë mendjen drejtuesve të West Ham United për të fituar shërbimet e mesfushorit kosovar Valon Behrami.
Aktualisht Behrami është shënjestër e shumë skuadrave të mëdha evropiane, ndërmjet të cilave është edhe Chelsea. Blutë e Londrës i kanë bërë një ofertë prej tetë milionë dollarësh West Hamit për ish-lojtarin e Lazios, mirëpo West Ham e ka refuzuar këtë ofertë. “Kemi marrë oferta nga Chelsea, Juventusi dhe Sevilla. Sipas të gjitha gjasave Valoni në verë do të luajë për një skuadër të madhe”, ka thënë agjenti i Behramit, Alessandro Beltrami, për “The People”.