05 janar 2009

Reali ofron Van der Vaartin për Diegon

Mediat gjermane përcjellin lajmin se ekipi i Real Madridit dëshiron ta angazhojë mesfushorin brazilian të Werder Bremenit, Diego.
Diego është cak i disa prej top klubeve evropiane, mes të cilave edhe Juventusit dhe Interit, ndërsa interesim për të është duke shprehur edhe kampioni i Spanjës.Mediat gjermane bëjnë të ditur se drejtuesit e Real Madridit tashmë kanë rënë në kontakt me Werderin për shërbimet e brazilianit dhe raportohet se janë të gatshëm ta ofrojnë holandezin Rafael Van der Vaart si shkëmbim.Vaart arriti në Madrid në fillim të këtij sezoni nga Hamburgu dhe pas një fillimi të mbarë, pati një rënie drastike të formës. Ai më shpesh është pjesë e stolit të rezervave të trajnerit të ri Juande Ramos.