05 janar 2009

Ranieri: Do të takohem me Mourinhon

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, është pajtuar me menaxherin e Interit, Jose Mourinho, dhe njëri nga planet e tija për vitin e ri është që të del në darkë me 'Të Veçantin'.
Dy ish-trajnerët e Chelseat kanë pasur disa zënka në fillim të sezonit, mirëpo tash gjërat kanë ndryshuar dhe pritet që dy konkurrentët kryesor për titull të dalin në një darkë të përbashkët për t’u pajtuar. “Do ta pranoj ftesën e Mourinhos për darkë. Në fillim kemi pasur disa mosmarrëveshje me të, mirëpo kam vendosur të shkoj”, ka thënë Ranieri.