27 janar 2009

Werder Bremen: Diego nuk është në shitje

Një javë para fillimit të edicionit pranveror në Bundesligë, skuadra gjermane, Werder Bremen, ka deklaruar se ylli brazilian i skuadrës Diego, nuk është në shitje. Me këtë rast skuadra gjermane i ka dhënë fund tentimeve të Juventusit dhe Manchester City-t, skuadra këto që jashtëzakonisht ishin të interesuara për të. 23 vjeçari Diego është futbollisti më i dalluar i Werderit, derisa vetë kishte deklaruar se ndihet krenar që për të interesoheshin shumë skuadra, në mesin e të cilave edhe Juventus, për të cilin kishte thënë se me dëshirë do të luajë.