27 janar 2009

Dunga nuk vendos asgjë për sulmuesin Amauri

Përfaqësuesja e Brazilit në futboll publikon sot listën e futbollistëve me të cilët do të paraqitet në supermiqësoren me Italinë në muajin shkurt. E gjithë vëmendja është e përqëndruar tek sulmuesi i Juventusit , Amauri. Bomberi është duke nxjerrë pasaportë italiane, dhe kjo do t’i jepte të drejtën atij të luante me këtë përfaqësuese.Në anën tjetër tekniku i Brazilit, Karlos Dunga, nuk është akoma i bindur për t’i bërë një ftesë Amaurit në skuadrën e tij. Dunga shprehet: “Ne jemi duke pritur për momentin e duhur. Në përbërje kemi Luis Fabianon që është futbollisti më i mirë i Seviljas. Kemi Adrianon, Paton, i cili ishte pjesë e kombëtares në Lojërat Olimpike dhe po kalon gjithashtu një moment të shkëlqyer me Milanin. Gjithashtu është Robinjo që bën paraqitje të shkëlqyera me skuadrëne tij”.Dunga komenton gjithashtu edhe thirrjen e parë për mesfushorin e Fiorentinës, Filipe Melo. “Unë e kam ndjekur atë për një kohë të gjatë, që kur ai ishte në Spanjë, -deklaron Dunga. Edhe tani ai po paraqitet mirë në Itali, dhe për këtë vendosa t’i jap atij një mundësi për të luajtur me përfaqësuesen e Brazilit”.