28 janar 2009

Van der Sar nё rrugё pёr tё thyer rekordin e Premierligёs

Portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, ёshtё nё rrugё pёr tё thyer njё rekord tё ri nё Premierligё.
Holandezi 38-vjeçar do tё rikthehet nё formacionin e parё nё ndeshjen e tё mёrkurёs kundër West Bromwich Albion, pasi u pushua pёr fitoret e Kupёs Carling dhe Kupёs UEFA ndaj Derbyt dhe Tottenhamit. Dhe nёse ai kalon 84 minuta pa pranuar gol nё ndeshjen e radhёs, do tё thyejё rekordin e Petr Cech prej 1025 minutash pa pranuar gol, tё vendosur nё vitin 2005. “Vidic dhe Evans kanё qenё tё shkёlqyeshёm pёr njё kohё dhe paraqitjet e tyre para Edwin na kanё ndihmuar tё barazojmë rekordin e Chelseat prej 10 ndeshjeve pa pranuar gol”, ka thёnё Ferguson. “Qetёsia dhe koncentrimi i Edwin na jep neve fuqi pozitive dhe ai luan po aq mirё si gijthmonё. Ai ka qenё nё kulmin e tij gjatё ndeshjeve tё fundit”, ka shtuar trajneri skocez.